Ora News - "I penduari" Ermal Hoxha, u punësua tek kompania e gruas. Nuk pi alkool as drogë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News siguron arsyetimin e vendimit, 8 faqe, të gjyqtarit të Gjykatës së Fierit, ku shpjegohet përse Ermal Hoxha, një nga 11 të dënuarit e dosjes "Xibraka" duhej të kryente pjesën e mbetur të dënimit jashtë, në liri me kusht.

Nipi i diktatorit Hoxha u arrestua më 14 janar 2015. Koha reale e izolimit të Ermal Hoxhës ka qenë vetëm 3 vjet e 8 muaj dhe pas përllogaritjeve ditën e marrjes së vendimit, (13 shtator 2018) i kishin mbetur për të kryer dhe 1.6 vite burg.

Ndërkohë me vendimin e Gjykatës së Apelit Ermal Hoxha ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Kush e kerkoi lirimin e Ermal Hoxhes dhe kush ishte kunder?

Sipas dokumenteve që i janë vendosur në dispozicion gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Piro Sota, Ermal Hoxha ishte penduar për veprën që kishte konsumuar, ishte ndërgjegjësuar dhe dënonte veprimin e tij. Jo vetëm kaq në dosje është vendosur dhe kontrata e punësimit të Ermal Hoxhës si ekonomist pranë shoqërisë Hera Company Sh.P.K. Kjo e fundit njihet si studio fotografike e bashkëshortes së tij të dytë, Rezarta Shkurta. Një tjetër argument është fakti që 43 vjeçari është babai i dy fëmijëve të mitur nga dy martesa.

Në gjyq përfaqësuesja e I.E.V.P e Fierit dhe avokati mbrojtës kanë qenë pro lirimit por nuk ka qenë në këtë mendim prokuroria, e cila e ka kundërshtuar.

"I penduari" Ermal Hoxha

Më 11 shtator, Zyra Vendore e Sherbimit te Proves Fier me aktin ? Raport i vleresimit për të denuarin" ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Ermal Hoxha ne shoqeri, eshte i mundshem per arsyet e meposhtme:

"a) Gjate intervistave me punonjesin e Sherbimit te Proves shprehet i penduar per vepren e konsumuar. Ai eshte ndergjegjesuar per vepren dhe denon veprimin e tij çka tregon se ky i denuar është rehabilituar dhe eshte i gatshem per t'u riintegruar ne shoqeri.

b) Nga vertetimi i gjendjes gjyqesore figuron se i dënuari Ermal Hoxha nuk ka qene me pare i denuar.

c) I denuari ka paraqitur edhe nje vertetim pune nga pundhenesi ku verteton se do te filloj pune ne rast te lirimit te tij, gje e cila ndihmon ne rehabilitimin e shpejt te te denuarit ne shoqeri

d) I denuari nuk rezulton te kete probleme me perdorimin e alkolit apo te lendeve narkotike, faktor i cili ndikon ne procesin e riintegrimit te te denuarit ne shoqeri dhe sherben si nje faktor parandalues ne kryerjen e sjelljeve devijante re shoqeri

e) 1 denuari do te kujdeset per veten dhe familjen e tij.

f) Lidhur me konsultimin e dokumentave dhe materialeve te dosjes se te denuarit si dhe nga intervista me te, rezulton se i denuari ka mbeshtetjen e plote te familjes dhe te shoqerise, fakt i cili ndikon pozitivisht tek riintegrimi i te denuarit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/i-penduari-ermal-hoxha-u-punesua-tek-kompania-e-gruas-nuk-pi-alkool-droge

Recommended