Zjarri ne Qytetin Studenti - (30 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Përsëri zjarr në Tiranë. Kësaj radhe në orët e nxehta të mesditës është dalluar zjarr në një shtëpi në Qytetin Studenti, pranë godinës numër 1. Zjarri ka rënë në oborrin e shtëpisë dhe menjëherë është përhapur në të gjithë rrethimin dhe pemët e oborrit duke rrezikuar të përfshijë edhe godinën e studentëve ngjitur me rrethimin e shtëpisë.

Për fat të mirë makina e zjarrfikëses është ndodhur fare pranë Qytetit Studenti dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Gjatë dy muajve të verës në Tiranë çdo ditë ka pasur dy ose tre zjarre në zona të banuara. Për çdo banor zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes pasi temperaturat e larta të këtyre ditëve bëjnë që të përhapen shpejt flakët, duke rrezikuar përveç banesave edhe jetën e njerëzve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended