Top News - “Bonusi i Pushimeve”, 500 euro nga shteti për qytetarët italian!

  • 4 years ago
Nga 1 korriku italianët mund të përdorin Bonusin e Pushimeve, të parashikuar në Dekretin qeveritar të ?Rinisjes? që mbulon të gjithë vendin.


Nisma lidhet me familjet që nuk kanë të ardhura më shumë se 40,000 euro në vit dhe është e destinuar për pagimin e shërbimeve të ofruara brenda vendit nga bizneset turistike, nga agroturizmi dhe akomodimet bed&breakfast. Bonusi shkon maksimumi në 500 euro; ai do të përdoret në masën 80% në formën e një zbritjeje në pagesën e shërbimit turistik dhe për 20% si zbritje tatimore në deklaratën e taksave.

Nga kjo nismë e marrë në situatën e krizës së krijuar nga Covid 19, italianët do të mund të përfitojnë deri në 31 dhjetor 2020. Shumën më të lartë, atë të 500 eurove e përfitojnë familjet e përbëra nga tre persona. Për ato me dy, bonusi shkon në 300 ? dhe, në rastin e familjeve me një person, 150 ?. Nga 1 korriku, bonusi i pushimeve do të hyjë në fuqi dhe do të mund te shkarkohet nga aplikacioni? Unë ?.

Sipas Lorenza Bonaccorsi, zëvendësministre e shtetit për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin, qeveria në këtë mënyrë ka dashur të japë një kontribut për të gjithë ata që duan të shkojnë me pushime, duke u shpenzuar ndërkohë në ambientet vendase të akomodimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LorenzaBonaccorsi#Italy#TopChannel

Recommended