De Biasi vlerësohet nga shteti italian

  • 7 years ago
Gianni De Biasi mori një tjetër vlerësim për arritjen e madhe me Kombëtaren, por kësaj here nga shteti italian. Trajneri i kuqezinjve u vlerësua nga Presidenti i Republikës së Italisë me titullin, Cavalire dell ?Ordine Stella d?Italia?.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares)

Jam krenar se ashtu siç u tha edhe në motivim, besoj se kemi krijuar një urë midis dy vendeve. Një det që na ndan, por na bashkon një mendësi.

I ftuar në ceremoninë e organizuar nga Amabasa e Italisë në Tiranë ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi edhe një vlerësim për të gjithë shqiptarët.

Edi Rama (Kryeministër i Shqipërisë)

Jemi të gjithë të nderuar për këtë titull, sepse ne nuk harrojmë se Gianni është edhe qytetar shqiptar dhe Presidenti i Republikës Italiane nderon edhe një bashkëqytetarin tonë.

Kryeministri tha se Shqipëria do të jetë në finalet e Europianit e ardhshëm, por edhe për të negociuar e do jetë më afër se sot me Europën.

Ky nderim ishte një çimim i merituar sipas kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Armand Duka (President i FSHF-së)

Një titull i merituar për trajnerit e kombëtares për atë që ka dhënë për Kombëtaren.

Gianni De Biasi drejton Shqipërinë prej dhjetorit të vitit 2011.

Tv Klan

Recommended