RTV Ora - Durrës, shpëtohet nga vdekja turisti italian, kërkoi SOS nga krocera e tij
  • 5 years ago
#rtvora
Një turist italian është shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes së shpejtë të kapitenerisë së portit të Durrësit dhe doktorit të cilët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Ngjarja u shënua rreth orës 22:40 minuta të mbrëmjes së 6 shtatorit, kur në Kapitenerinë e portit të Durrësit mbërriti një alarm SOS nga krociera MSC Magnifica , rreth 20 milje larg Durrësit.

"Një pasagjer kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore të specializuar" informon kapiteneria e portit.

Menjëherë u lajmërua Kapiteni i Portit dhe u vu në gadishmëri doktori i portit dhe rimorkiatori Joni si dhe ju dha urdher krocieres MSC Magnifica te afrohej në Radën e Durrësit.

Në orën 23: 15 minuta rimorkiatori ka dalë nga porti për ti shkuar në ndihmë kroceras e cila po afrohej me shpejtësi 21 milje/ore.

U rakordua nga kapiteni i Portit i cili ndodhej në bord të rimorkiatorit pika e takimit midis 2 mjeteve afër fenerit të Pilotit.

Në orën 00:15 minuta rimorkiatori u lidh ne bordin e djathte te krocieres dhe u be e mundur kalimi ne bord me barrele portative i te sëmurit z.Matteo Sartori dhe te fejuarës qe e shoqëronte znj.Sonia Marcato

I sëmuri ndodhej në gjëndje të rënduar dhe gjatë udhëtimit për në port u mbajt mask oksigjeni dhe serum, në 00:40 rimorkiatori mbërriti në port dhe i sëmuri u zhvendos në ambulancën e Spitalit të Durrësit e cila priste në kalatë.

Më pas i sëmuri u nis drejt spitalit për ti dhënë ndihmën e specializuar mjekësore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-shpetohet-nga-vdekja-turisti-italian-kerkoi-sos-nga-krocera-e-tij

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended