Zjarr në Durrës, pallati pushtohet nga tymi, momenti kur policia evakuon të moshuarit
  • 4 years ago
Një zjarr paraditen e sotme ka alarmuar banorët e një pallati në Durrës që janë evakuuar me shpejtësi. Zjarri ka rënë në një pallat në lagjen nr. 5, por fatmirësisht pa pasoja.

Shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike në katin e parë të kabinës duke sjellë tym dhe zjarr nga djegia e kabllove. Report Tv sjell pamjet e momentit kur evakuohen nga policia dhe zjarrfikësja banorët e pallatit, mes tyre të moshuar.
Recommended