Pallati po anohet në Durrës, banorët: Ka lëvizur 41 centimetra

  • 4 years ago
Lëkundjet sizmike të ditëve të fundit kanë shtuar pasigurinë për jetën te banorët e një pallati në lagjen nr.5 të Durrësit.


I dëmtuar nga tërmeti, pallati vijon të anohet, por ai është klasifikuar në nivelin e dëmit DS2 nga bashkia. Të shqetësuar për situatën që po kalojnë, banorët kërkojnë të ndërhyhet në kohë për rivlerësimin e objektit, pasi riparimi i tij nuk e zgjidh problemin e paqëndrueshmërisë.

?Në matjet e para pallati ka ceduar 41 cm, ndërsa nga matja që është bërë dy javë më parë ka dalë 51.5. Me datë 1 ka lëviz prapë. Jemi në rrezik të madh, ka shumë banorë që banojnë brenda. Ne kërkojmë që të shembet pallati se po na zë kalamajtë brenda. Ky pallat cedon çdo ditë. Në bazë të aktit të ekspertimit, pallati ka dalë me DS2, kur ky është për DS4 apo DS5, të shembet urgjent. Instituti i Ndërtimit e ka nxjerrë të banueshëm, ndërsa Prokuroria e ka nxjerrë të pabanueshëm.?

?Ky pallat nuk është më i qëndrueshëm. Janë bërë dy ekspertiza nga ana e Prokurorisë dhe po vonohen për t?u bërë ekspertizat e tjera, kur duhet nxituar që të dalë vendimi sa më parë për këtë pallat. I lutemi prokurorisë të mbarojë sa më shpejt të gjitha ekspertizat. Të mos humbasë kohë se do jetë fatale?.

?Bashkia na ka nxjerrë në listë për përfitim DS2, në një kohë kur nuk mund të flasim për riparime, kur pallati ka çedim. Inxhinierët na thonë se ky pallat është problem për jetën, mjaft që ju shpëtoi njëherë jetën dhe tani e nxjerrin për riparim.

?Mbrëmë qe tërmeti më i fundit. Të vlerësohet pallati si i pabanueshëm.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#EarthquakeAlbania#TopChannel

Recommended