Durrës/ Banorët e lagjes Arapaj në protestë: Të zhbllokohet rruga, po na rrezikohet jeta

  • 5 years ago
Banorët e lagjes ?Arapaj? në Durrës, protestuan këtë të martë për zhbllokimin e rrugës në segmentin 'Ura e Shkozetit'-Plepa. Banorët shprehen se shkak i bllokimit të rrugës është bërë prishja e semaforit. Për të evidentuar aksidentet Drejtoria e rrugëve vendosi disa blloqe betoni duke e bllokuar kalimin e këmbësorëve.

Në këto kushte drejtuesit e automjeteve duhet të udhëtojnë rreth 1 km për të kaluar në krahun tjetër. Por teksa drejtuesit e automjeteve veprojnë në këtë mënyrë, këmbësorët rrezikojnë duke kaluar mes për mes rrugës, ku edhe nuk kanë munguar aksidentet me pasojë të rënda.

Banorët e lagejs ?Arapaj? kërkojnë që të rregullohet semafori dhe të zhbllokohet rruga, në të kundërt ata do të përshkallëzojnë protestat.

Recommended