Report TV - Nis ndërtimi i lagjes së parë në Vaqarr/ Shtëpi-kontenierë për banorët gjatë dimrit

  • 4 years ago
TIRANË- Viti i ri ka nisur mbarë për familjet e zonës së Vaqarrit, të cilave u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit. Pa humbur kohë, ka nisur puna për ndërtimin e lagjes më të re në Vaqarr, ku do të strehohen familjet e zonave përreth, shtëpitë e të cilave u shpallën të pabanueshme. Ish-Poligoni i vjetër i Forcave të Armatosura do të kthehet në qendrën e Vaqarrit, ku familjet që do të zhvendosen aty do të kenë jo vetëm banesa të reja shumë herë më të mira se ato që kanë pasur në fshat, por edhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme. 

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi nisjen e punimeve për lirimin e hapësirës ku do të vendosen shtëpitë e reja, prej nga siguroi se lagjja e re do të jetë model edhe sa i përket shërbimeve për qytetarët.

Dua të falenderoj kryeministrin dhe Ministren e Mbrojtjes që na vunë në dispozicion një repart të vjetër ushtarak, në zemër të Vaqarrit, pranë rrugës nacionale, vetëm një stacion autobusi larg nga Kombinati. Do të thotë se nuk po flasim për një fshat të humbur, por për një stacion të Tiranës moderne. Duam që e gjithë zona, ku më parë ka qenë ish-Poligoni i vjetër i Ushtrisë, të kthehet në qendrën e Vaqarrit. Është shumë pranë ish-Komunës, është ngjitur me shkollën e mesme dhe 9-vjeçare, m?u përballë kopshtit, ku do të jetë lagjja e re me 45-50 shtëpi që kryeministri tashmë është në procesin e porositjes dhe që do të jetë modeli i parë i ndërtimit pas tërmetit?, deklaroi ai.

Veliaj tha se Vaqarri do të jetë projekti i parë ku e gjithë qendra e kësaj zone do të transformohet.

?Vaqarri do të jetë projekti i parë, ku e gjithë qendra e fshatit do të transformohet me terrene sportive, hapësira rekreative, tregtare, sidomos për agro-ushqimoren për të gjitha produktet që ka zona e shkëlqyer e gjithë luginës së Erzenit. Vetëm kur banesat janë të atashuara me aktivitet ekonomik, realisht bëjnë diferencën në këtë zonë. Sot kemi vetëm lirimin e territorit dhe pastaj do të rikthehemi sërish me kryeministrin, ku do të vendosim shtëpitë e para?,  deklaroi kryebashkiaku.

Ai shtoi se Vaqari do të jetë një lagje e re e Tiranës, ku do të ofrohet edhe shërbimi i transportit publik urban.

Recommended