Vitin e ardhshëm nis “Skavica”/ 510 milionë euro financim nga shteti - Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 100 për qind financim nga shteti, vitin e ardhshëm nis ndërtimin hidrocentralit të Skavicës. Angazhimi i qeverisë është që pas më shumë se 50 vitesh e përpjekjeve të parealizuara nga qeveritë e kaluara të plotësohet harta e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, me të katërtin dhe të fundit atë te Skavicës.Vepra energjetike do të kushtojë 510 milionë euro, nga të cilat 350 do të shkojnë për ndërtimin dhe pjesa tjetër për shpronësimet e investimet në infrastrukturë.Në realizimin e këtij investimi kryeministri Edi Rama sheh shndërrimin e Shqipërisë në një faktor kyç në prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit.Efekti i ?Skavicës? do të jetë i ndjeshëm në rritjen punësimit dhe në zgjidhjen përfundimtare të përmbytjeve në fushë Shkodër dhe Lezhë.Tetori është përcaktuar si muaji për të hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e hidrocentralit me objektiv që punimet të zgjasin katër vite.Kreu i qeverisë lajmëroi edhe investimet e radhës, siç është ndërtimi i rrugës Milot-Fier dhe shndërrimin e zonës së Komanit, aty ku nisen tragetet për në Valbonë, në një zonë turistike me të gjitha kërkesat e kohës.
------------------------------------------------------------------
Subscribe:
https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Recommended