Ora News - FSHB vendos objektivat për vitin e ardhshëm, Llazani: Sporti, pronë e rinisë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Federata Shqiptare e Basketbollit zhvilloi asamblenë vjetore ku u diskutuan sukseset e arritura por edhe problematikat që i shoqëruan gjatë këtij viti kalendarik, ndërsa u vendosen piketat për vitin 2019. Sekretari i përgjithshëm i FSHB, Korab Llazani analizoi vitin e basketbollit. Në një intervistë për "Ora News" ai pranoi se ka vend për përmirësim, sidomos te ekipet kombëtare. Ndërsa zbuloi se prioritet për ta janë të rinjt, teksa zbuloi dhe objektivat për vitin 2019.

"Përfunduam një vit të ngarkuar nga aktivitetet sportive, duke përfshirë nga 10 deri në ligën Superiore, si për femra dhe për meshkuj. Zhvilluam aktivitete të shtrirë në të gjithë territorin e vendit. Zhvilluam një aktivitet ndërkombëtar me të gjitha ekipet kombëtare të të gjitha kategorive dhe moshave. Kemi një aktivitet që fillon nga 3 janari dhe përfundon me 31 dhjetor. Kjo tregon më së miri gamën e veprimeve të basketbollit shqiptar. Veprime dhe veprimtari që duhet të konsolidohen në aspektin cilësor, infrastrukturor, rikonstrukturohen në kuadër të pozicionit trajner dhe duhet të riorganizohen të gjitha shoqatat anëtare të Federatës Shqiptare të Basketbollit në menaxhimin ndryshe me një metodë të re dhe me modelet e kohës. Pra ka kaluar koha e sasisë, tashmë duhet medoemos të fillojmë që nga ky vit të mendojmë për cilësinë, rezultatet cilësore dhe vjeljen e frutave të punës së ekipeve kombëtare që nga grupmoshat e vogla.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fshb-vendos-objektivat-vitin-e-ardhshem-llazani-sporti-prone-e-rinise

Recommended