Skavica do te ndertohet nga shteti

  • 5 years ago
Pas dështimit të dhënies me koncesion, hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga Korporata Elektroenergjetike dhe do të prodhojë energji për konsumatorët fundorë.

Mësohet se KESH ka nisur punën për të hartuar një projekt të ri fizibiliteti, i cili do të japë përfundimisht zgjidhjen nëse Skavica do të ndahet në dy HEC-e: Katundi i ri dhe Skavica, apo do të jetë një i vetëm me një fuqi më të madhe instalimi dhe prodhimi.

Grupi i konsulentëve ka nisur punën për të bërë vlerësimin e ndikimit social dhe mjedisor të kësaj vepre, e cila më pas do t?i hapë rrugë ndërtimit të saj.

Skavica ishte hidrocentrali i parë që parashikohej të ndërtohej në kaskadën e Drinit, pjesë e tre hidrocentraleve të lumit Drin: Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. Projekti nisi që në vitet 70?, por mbeti vetëm në letër.

5 vjet më parë ishin dy kompani turke, ?Suzer? dhe ?Nurol Holding?, të cilat shprehën interes për ndërtimin e kësaj vepre, por pasi qeveria miratoi ofertën e pakërkuar dhe i shpërbleu kompanitë me bonus të pikëve në garë, dy kompanitë u tërhoqën nga projekti.

Projekti në vlerësimin e parë të fizibilitetit kushton rreth 350 milionë euro, ndërsa mendohet të gjenerojë 650 milionë kilovat orë energji në vit.

Tv Klan

Recommended