Ora News - Landfill të ri apo në Sharrë? Durrësi në “dilemë” për menaxhimin e mbetjeve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kriza e mbetjeve urbane në Durrës ka gjetur një zgjidhje provizore me dërgimin në Sharrë, por ndërtimi i një landfilli të ri shihet si mundësi zgjidhjeje.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako thotë se për të vendosur si do të menaxhohen mbetjet e Durrësit do të bëhët një analizë e detujuar.

''Plani konsiston në studimin e gjendjes aktuale dhe vlerësimin në akspektin financiar, që do të thotë do të kemi një landfill të ri në Durrës apo do të ndërmarrim një iniciativë për t'i dërguar në Sharrë.''

Për përgjigjen, duhet pritur të paktën 6 muaj.

Nësë zgjidhje do të jetë ndërtimi i një landfilli të ri, Bashkia Durrës thotë se do të kërkojë ndihmën e qeverisë pasi vetë është në pamundësi financiare për një investim të tillë.

E vështirë do të jetë edhe gjetja e vendit, pasi tentativat e depozitimit të mbetjeve në disa zona ka ngjallur protesta.

''Ne do kërkojmë sërish fonde nga qeveria shqiptare, pasi bashkia nuk ka mundësi që edhe një landfill ta konceptojë komplet me fondet e saj. Ne do të vijojmë me dëgjesat përkatëse në mënyrë që i gjithë procesi të jetë transparent dhe qytetarët ta dinë se çfarë do bëhen dhe se ku do shkojnë taksat e tyre.''

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit është një tjetër çështje komplekse me të cilën bashkisë së Durrësit i duhet të përballet.

''Ky është një proces shumë kompleks. 7 muaj nuk janë shumë për të dalë në konkluzione për shembje dhe për rindërtim.''

Tërmeti dhe pandemia i dhanë goditje të fortë turizmit, një prej sektorëve kyesore të zhvillimit të Durrësit.

Kryebashkiakja thotë se ata do të bëjnë maksimimun për një sezon sa më të mirë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/landfill-te-ri-apo-ne-sharre-durresi-ndileme-menaxhimin-e-mbetjeve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended