Top News - Zbulimi i ri/ Një enzimë kundër mbetjeve plastike

  • 3 years ago
Shkencëtarët po punojnë për të krijuar një enzimë e cila tret plastikën e që mund të përdoret në riciklim, dhe kanë gjetur një mënyrë për ta bërë procesin më të shpejtë. Studiuesit britanikë dhe amerikanë kanë kombinuar dy enzima për të krijuar një 'super enzimë' më të fuqishme e cila e tret plastikën gjashtë herë më shpejt, thotw VOA. Mbetjet plastike janë një problem i madh i kohës sonë.Plastika është e rrezikshme për shëndetin dhe gjatë prodhimit të saj konsumohen burime natyrore të çmuara. Kështu që gjetja e mënyrave për ta tretur dhe për ta ricikluar, eshte kthyer ne përparësi kryesore. Në vitin 2016, shkencëtarët në Japoni zbuluan enzima që krijohen natyrshëm në bakterie, të cilat janë të afta të shpërbëjnë plastikën, por ato nuk ishin aq të fuqishme sa për t?u përdorur në një proces industrial.Dy vjet më vonë, hulumtime të drejtuara nga ekipe në Universitetin Portsmuth në Britani dhe Laboratorin Kombëtar për Energjinë e Ripërtëritshme në Departamentin Amerikan të Energjisë (NREL) që studionin enzimën e njohur si PETase, aksidentalisht arritën ta bënin atë edhe më të fuqishme për të tretur plastikën.Tani ata kanë shkuar një hap më tej dhe kanë kombinuar enzimën PETase me një tjetër, të quajtur MHETase për të shpejtuar procesin.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Plastika#Studiuesit#TopChannel