Tirana dhe Sarajeva bashkepunim ne menaxhimin e mbetjeve

  • 5 years ago
Menaxhimi i mbetjeve, apo transportit publik janë dy nga fushat ku Tirana dhe Sarajeva mund të bashkëpunojnë. Pikërisht për të startuar në këto sipërmarrje të përbashkëta, Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, u prit në një takim nga kryebashkiku Veliaj.
?Miku im Edin Forto dhe skuadra e tij na parashtroi disa ide ku mund të bashkëpunojmë: në çështje të menaxhimit të mbetjeve, siç kemi bërë në Tiranë me mbylljen e landfillit dhe transformatorin e energjisë, në çështje të transportit publik, edhe transformimin që po bëjmë në transportin publik elektrik. Jam i bindur që mund të bashkëpunojmë dhe mësojmë nga Sarajeva, sidomos kur vjen puna te disa kompetenca që ata i kanë tashmë, siç mund të jetë shëndeti parësor, apo kompetenca të tjera që Bashkia e Tiranës ende pret që t?i decentralizojë.?
Kryeministri i kantonit të Sarajevës, Edin Forto, theksoi së gjerat që i bashkojnë dy qytet janë të shumta, por duhet nisur nga ato me të thjeshtat.
?Ne do të nisim fillimisht me kulturën, sportin, dhe edukimin, çka është më e lehtë për t?u bërë, por do të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore, siç janë landfillet, transporti publik, dhe çështje të tjera. Ndihemi sikur jemi në shtëpi.?
Edhe Kryeministrit të Kantonit të Sarajevës, kryebashkiaku Veliaj i dhuroi ?Kullën e Sahatit? në shenjë miqësie.

Recommended