Tirana dhe qyteti i Lundit në Suedi bashkëpunim në fushën e teknologjisë së inovacionit

  • 5 years ago
#rtvora
Tirana dhe Bashkia e Lundit në Suedi kanë një marrëdhënie të re bashkëpunimi në fushën e teknologjisë së inovacionit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me homologun suedez, Sandberg tha se ky model do tu mundësojë fëmijë shqiptarë të avancojnë në fushën e teknologjisë dhe novacionit.

Fëmijët e moshës 5-6 vjeç do të kenë mundësi që të mësojnë programim dhe robotikë. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pas një takimi më homologun suedez Philip Sandberg.

Projekti, që synon përparimin në fushën e teknologjisë vjen pas një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Lundit në Suedi.

Veliaj: Ne mund të mësojmë se si Suedia është një nga vendet më të përparuara në fushën e teknologjisë, se fëmijëve u mësohet gjuha e kompjuterit që në moshën 5-6 vjeç, njësoj siç iu mësohet gjuha suedeze. Besoj se për fëmijët shqiptarë ky është një shembull fantastik. Siç mësojmë gjuhën shqipe, duhet të mësojmë edhe gjuhën e dizajnit, programimit, mekatronikës, robotikës, apo të inteligjencës artificiale.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Philip Sandberg u shpreh i impresinuar nga transformimi i thellë që ka pësuar Tirana.

Sandberg: Jam shumë i lumtur që takoj kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe të shoh ndryshimet e bëra këtu. Kur isha në Tiranë për herë të fundit kishte shumë trafik, sheshi ishte një rreth rrotullim i madh. Tani shoh që plani për qytetin është i bazuar më së shumti te njerëzit, te pemët, te rrugët periferike, ashtu si në Suedi. Edhe ne atje kemi punuar shumë fort për të bërë një planifikim për qytetin që fokusohet te njerëzit, jo te makinat. Jam shumë i impresionuar nga kjo punë, shpresoj që të vazhdojë dhe ta bëjë një qytet miqësor për vizitorët dhe të huajt që vizitojnë Tiranën. Është kënaqësi të shoh që ka pasur kaq shumë ndryshime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirana-dhe-qyteti-i-lundit-ne-suedi-bashkepunim-ne-fushen-e-teknologjise-se-inovacionit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended