Top News - Një vit nga tërmeti…!/ Tirana, qyteti me dëmet më të mëdha

  • 3 years ago
Pasditen e një viti më parë një tërmet, për të cilin u tha se ishte më i forti në harkun e 40 viteve të fundit goditi Tiranën, ndërsa u ndje edhe në shumë zona të tjera të vendit, por më pas ndodhi një tjetër tërmet në 26 nëntor, duke shënuar një tjetër ngjarje të rëndë sizmike në Shqipëri.
Sipas buletinit që lëshoi Instituti i Gjeoshkencës në muajin shtator të vitit të kaluar, Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë regjistroi sizmitetin e nivelit më të lartë në dekadat e fundit.

Epiqendra e këtij tërmeti është lokalizuar 12 km në veri të qytetit të Durrësit. Gjatë muajit shtator janë lokalizuar 120 tërmete me magnitudë që varion nga 1.1 në 5.8 të shkallës rihter.

Tërmeti i 21 shtatorit shkaktoi dëme të mëdha në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë e Krujë. Më shumë se 500 banesa pësuan dëmtime të rënda dhe të pjesshme, ndërsa shumë banorë mbetën pa shtëpi.
Edhe shumë objekte shkollore dhe institucione publike u dëmtuan nga fuqia e tërmetit, duke i kthyer ato në jofunksionale. Që prej asaj kohe e deri më tani, autoritetet shtetërore kanë përgatitur plane për rehabilitim, por pandemia kushtëzoi edhe më shumë përfundimin në afat të riparimit të dëmeve.
Ndërkohë, kryeministri Rama e ka nisur javën, duke publikuar një video nga tërmeti i 21 shtatorit të vitit të kaluar. Kreu i qeverisë, teksa tregon pamjet e dëmeve nga tërmeti, thotë se 65 familjet që mbetën të pastrehuara atë kohë, janë futur tashmë në banesa të reja. Shefi i ekzekutivit shqiptar shkruan në krah të videos se ?ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!?, shkruan Rama krah videos.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthQuake#Albania#TopChannel

Recommended