Dhjetera lokale te gjobitura per masat anti-Covid |Lajme- News

  • 4 years ago
Shtimi i rasteve me Covid-19 në vendin ka shtuar edhe kontrollet e institucioneve në subjekte private dhe ambiente publike. Në Elbasan, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, nga kontrollet e ushtruara ka vendosur 9 masa administrative dhe ka mbyllur një fast food.
"Për të rritur efikasitetin e kësaj pune është krijuar një task forcë në bashkëpunim me disa institucione si ISHSH, AKU, Inspektorati i Punëve Shoqërore, Policia, Tatimet, të cilat kanë krijuar grupe të përbashkëta kontrolli. Këto inspektime janë intensifikuar sidomos me hapjen e bizneseve. Që nga fillimi i pandemisë janë ushtruar 11,642 monitorime, 84 inspektime. Vetëm për muajin Qershor janë vendosur 9 masa administrative, 1 vendim i ndërmjetëm që është pezullim aktiviteti".
Në Korçë janë ndëshkuar me masa administrative 8 lokale. Në tre prej tyre u gjetën klientë në ambientet e brendshme, ndërsa të tjerët u ndëshkuan për mosrespektim të distancës mes tavolinave. Penalizime ka patur edhe në Durrës në 56 subjekte, nga rreth 3 mijë kontrolle të vazhdueshme të kryera në total përgjatë e ditëve të fundit. Shtimin e kontrolleve, kryesisht në bare dhe ambiente publike, e ka konfirmuar edhe Policia e Vlorës.
"Aktualisht ne si polici kemi dalë në kontrollin e bizneseve për të parë a respektohen rregullat, distancimi fizik, masat që duhen marrë. Ne jemi forcë mbështetëse e institucioneve, të cilat kanë për detyrë kontrollin e këtyre aktiviteteve".
Ndonëse është në hartën e të infektuarve aktiv, sipas grupit të kontrollit, në Lushnje nuk janë konstatuar shkelje mbi masat anti-covid.
"Kontrollojmë bar restorantet, marketet ushqimoret, fasoneritë, çfarë kanë lidhje me ushqimet. Për momentin nuk është konstatuar asnjë shkelje. Janë zbatuar protokollet përkatëse me maska, doreza, mbajnë distancimin klient me personel. Do vijojmë punën përditë".
Qytetarët këtu thonë se infeksionet vijnë nga Tirana.
"Ja ne jemi larg siç e sheh, infektimet vijnë nga spitalet në Tiranë..."
Sipas grupeve të taks forcës, kontrollet do të jenë të vazhdueshme me qëllim respektimin e masave.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended