Bizneset shperfillin masat anti-Covid | Lajme - News

  • 4 years ago
Pas këshillës që përgjegjësi të vendoste maskën, Inspektoret e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor konstatuan se picerisë i mungonte xhami mbrojtës përpara arkës. Sipas përgjegjësit të saj, karriget përpara banakut synojnë ruajtjen e distancës me klientin.
Në këtë kafene mungonin shenjat dalluese për mbajtjen e distancës së klientit me banakun. E vetmja parregullsi në këtë call center ishte mungesa e dezinfektantëve nëpër tavolinat e punës.
Për të tre subjektet, inspektorët vendosën këshillim dhe paralajmërim për mungesën e masave anti-covid. ?U mor këshillim ndaj subjekteve sepse ishin subjekte që ishin bërë për herë të parë apo për herë të dytë. Në rast se shkelja është e vazhdueshme ndaj subjekteve merren masa me gjobë pra, administrative?, tha Nardi Kasmi, inspektor i ISHSH.
Prej fillimit të pandemisë janë gjobitur 431 subjekte në të gjithë vendin, kryesisht bar kafe, restorante, dyqane e markete dhe fasoneri. Ndërsa janë pezulluar në total 116 subjekte.
?Shkeljet e rënda si shërbimi në ambiente të mbyllura është 1 milion lekë të reja. Ndërsa masat që janë në mungesë të pikave të protokollit është 100 mijë lekë të reja?.
Gjobave nuk u kanë shpëtuar po ashtu 24 institucione publike dhe 18 spitale, ambulanca dhe qendra shëndetësore.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended