“Schiuma party” në bregdet/ Apeli i mjekëve për të rinjtë që po shpërfillin masat Anti-Covid

  • 4 years ago
Festat në bregdet, shkuma parti me muzikë, pa asnjë distancim dhe masa anti kovid që as respektohen mes të rinjve. Kjo është panorama e këtyre ditëve të nxehta vere, siç është edhe kjo video në një koncert të një prej këngëtarëve më të njohur në vend.


Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e nisi këtë të dielë me një mesazh të fortë për të rinjtë, të cilët duket se kanë harruar që koronavirusi ekziston.

Mjeku i cili është çdo ditë mes pacientëve të prekur në spitalin infektiv të Tiranës thotë se të rinjtë duhet të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube, si vende të rrezikshme të përhapjes së virusit, dhe le të miqësohen edhe me shumë me natyrën.

?RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj?..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë me vlerë. Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre?, thote Kalo Kalo.
Edhe mjekja Migena Qato e ka një apel për të rinjtë.

?Prej më tepër se 5 muajsh po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë.

Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit?, shprehet mjekja

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SchiumaParty#Apel#TopChannel

Recommended