Inspektim me Veliun në Tiranën e Re për masat anti-COVID, Leshaj: Kufizimi për lokalet i nevojshëm

  • 4 years ago
Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm, së bashku me Ardi Veliun drejtor të përgjithshëm të policisë, si dhe drejtues të lartë në policinë e shtetit, zhvilluan mbrëmjen e kaluar një inspektim në zonën e Tiranës së Re për respektimin e rregullave anti-COVID. Lleshaj thotë se masat e reja shtesë kufizuese për lokalet e natës erdhën si pasojë e nevojave që ka vendi dhe për këtë duhet të ketë mirëkuptim.

Ndër të tjera ministri deklaron se këto masa po rikthehen në të gjithë botën dhe është detyrim që të mos mbipollohen spitalet.

Efektet e pandemisë vazhdojnë të jenë ende të larta, virusi ende vazhdon të godasë fort, madje po merr edhe jetë të rinjsh, edhe pa sëmundje shoqëruese. Kështu që mbetet detyrë e madhe për të gjithë ne që të angazhohemi fort për të parandaluar përhapjen e tij. Këtu kërkohet angazhimi i të gjithëve. Sot kemi dalë për të parë angazhimin e Policisë, e cila po kontrollon zbatimin e Aktit Normativ, i cili kërkon masa të reja shtesë kufizuese në drejtim të frekuentimit të lokaleve, muzikës.

Sigurisht që unë jam i qartë për ndjeshmërinë e shumë qytetarëve për këto kufizime, por duhet të kuptojmë që është detyrë të bëjmë balancën dhe të zgjedhim atë që duhet të zgjedhim. Të kufizohemi në emër të asaj gjësë më të madhe, që nuk duhet ta kufizojmë, që është jeta.

Për këtë arsye kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve, por kërkohet dhe angazhimi i fortë i institucioneve dhe i Policisë së Shtetit. Të gjithë duhet t?i dëgjojnë këshillat, kërkesat dhe rregullat e vendosura nga autoritetet, e të mos të dëgjojnë ata që bëjnë të kundërtën, të mos dëgjojnë një kategori njerëzish të papërgjegjshëm, të cilët fatkeqësisht nganjëherë marrin dhe hapësira publike ku bëjnë kërkesa të çmendura.

Recommended