Stërvitja e efektivave të FNSH - (3 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Këto janë momentet kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Ministrisë së Rendit asgjesojnë grupet terroriste. Në stërvitjen e sotme 100 efektivët e këtij reparti kanë improvizuar skenat e depërtimit në banesa ku kriminelët mbajnë peng banorët. Në këto aksione janë përdorur qitje reale

Efektivat e repartit 711 të FNSH kanë demostruar gjithashtu ushtrime në brezin e kalitjes prej 17 elementësh dhe ngjitjen në një lartësi prej 20 metrash. Sipas ligjit këto forca përdoren kur policia lokale nuk ka arritur të shuaj vatrat e konfliktit. Që të bësh pjesë në përbërje të ketyre trupave duhet të plotësosh parametrat fizike dhe të jesh nën moshën 30-vjeç.

Këto trupa janë përdorur në aksionet e ruajtjes së rendit, gjatë mitingjeve të demokratëve në Korçë e Vlorë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended