KLSH ushtron kontrollin e saj ne Ministrite me te rendesishme te vendit (7 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka pohuar sot për Televizionin Klan se nga kontrollet e ushtruara nga institucioni i tij në Ministrinë e Mbrojtjes, të Rendit dhe Privatizimit janë vërejtur shkelje financiare. Shkeljet më të rënda tha Kërçuku janë konstatuar në Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare.
Kërçuku: Kemi konstatuar shumë shkelje, shumë mangësi dhe këmi dhënë rezultatet, kemi dhënë dhe disa denoncime të parregullta, të paligjshme në të gjitha drejtimet, 5 prokurorime të mëdha.
Gazetarja: Sa arrin vlera financiare e shkeljeve në kontrollin në Ministrinë e Mbrojtjes?
Kërçuku: Në Ministrinë e Mbrojtjes kanë qenë dy lloje kontrollesh. Kontrolli që kryente Prokuroria për çeshtjen e gjyqësorit dhe penale që nuk ishte objekt i Kontrollit të Shtetit dhe ekonomike. Shkeljet tona nuk janë ndonjë peshë e lartë në krahasim me shkeljet e kaluara. Siç duket çdo konstatim bën parandalimet e duhura. Duke kontrolluar shpesh ata kanë filluar të punojnë mirë.
Lidhur me kontrollet e ushtruara në Ministrinë e Rendit Kërçuku tha:
"Nuk ka vlera të mëdha që konstatohen dhe ka përmirësime në tenderimet e të gjitha materialeve që përdor ajo Ministri. "
Të dhënat më të plota dhe shifrat e shkeljeve financiare shumë shpejt tha Kërçuku do të bëhen publike pavarësisht se për kreun e Kontrollit të Shtetit shkeljet financiare nuk janë të mëdha.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended