Ora News - PD: Policia po ushtron terror ndaj banorëve të Astirit me urdhër të Ramës

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Partia Demokratike është shprehur se Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës me urdhër të kryeministrit Rama.

?Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës. E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi,?-tha PD në një deklaratë për mediat.

Partia Demokratike kërkoi ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve dhe arrestimin e tyre.

?Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore-të drejtën e tubimit paqësor. E drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut,?-tha PD.

Ndërsa shtoi se do vazhdojë ti përkrah banorëve të Unazës së Re.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pd-policia-po-ushtron-terror-ndaj-banoreve-te-astirit-me-urdher-te-rames

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended