Ora News – PD: Policia me urdhër të Ramës ‘shtypi’ protestën e banorëve të Pylkut

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzoi policinë se me urdhër të kryeministrit Edi Rama shtypi sot me dhunë protestën e banorëve të fshatit Pylk në Fier, të cilët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e landfillit në atë zonë.
Enkelejd Alibeaj tha se edhe më e turpshme është fakti se policia ka shpallur në kërkim ata që filmuan dhunën e ushtruar nga policia.
Në monitor, Alibeaj shfaqi dhe pamje nga protesta dhe dhuna e policisë.
Deklaratë e kreut të departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj
Për dy lekë më shumë në xhepat e vet, Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, të fyej, shantazhojë dhe të dhunojë qytetarët e tij.
Rast flagrant është dhuna policore e ushtruar sot ndaj banorëve të fshatit Portëz ku Edi Rama ka vendosur të ndertojë një impiant për djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që ka planifikuar të importojë me ligjin e mbetjeve.
Prostesta e sotme e banorëve kundër impiantit të djegies dhe në mbrojtje të shëndetit të fëmijeve të tyre është shtypur me dhunë nga forca të shumta policore. Por e turpshme është dhe shpallja në kërkim policorë të atyre që e filmuan dhunën e ushtruar sot.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-policia-me-urdher-te-rames-shtypi-protesten-e-banoreve-te-pylkut/

Recommended