Nxenesit e Kolegjit Turk nuk mund te vazhdojne studimet e larta ne Itali (21 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Këto janë pamje që përsëriten çdo vit. Ambasada Italiane nga njëra anë nxjerr viza për atë pjesë të popullsisë që kërkon të punojë në Itali apo për udhëtime turistike, dhe pjesa tjetër që në këtë sezon merret me pranimin e dokumentave të atyre nxënësve që do të vazhdojnë shkollën në fakultetet italiane.
Radha dhe numri gjithnjë në rritje të kërkesave është i përvitshëm. Të gjithë nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme sipas dëshirës kanë të drejtë të interesohen për kryerjen e studimeve në një nga universitetet europiane. Nga kjo kërkesë janë të papërfshirë nxënësit e Kolegjit Turk, ku edhe sivjet këta nuk do të pranohen në shkollat italiane. Këtë fakt e shpjegon drejtoresha e Institutit Italian, Lucia Cenerini:
"Shkollat që në praktikën e tyre njohin përfundimin e saj deri në 11 vjet, nxënësit e kësaj shkolle duhet të kryejnë një vit universitet që të mund të plotësojnë formularët për në Itali. Përsa i përket Kolegjit Turk, pavarësisht se njihet nga Ministria e Arsimit Shqiptar, kjo e fundit duhet të interesohet që t'ja dërgojë kërkesën qeverisë italiane."
Ministria e Arsimit është ajo që do të ndërmarrë këtë lloj ndryshimi. Shteti Italian nuk ndryshon vetëm për një rast rregullat e tij. Vetë nxënësit duhet t'ja kërkojnë Ministrisë së Arsimit që kjo shkollë të njihet dhe të kenë mundësi për të vazhduar në shkollat italiane./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended