Ligjëroi 30 Qershorin, zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor: Presidenti nuk mund të anulojë dekr
  • 5 years ago
ReportTv siguron vendimit e plotë të kolegjit zgjedhor ku në 32 faqe argumentohet pavlefshmëria e dekretit të presidentit për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale. Ky vendim është zbardhur në të njëjtën ditë kur presidenti caktoi datën e re të zgjedhjeve më 13 tetor 2019, por sipas kolegjit pasi presidenti nxjerr një dekret me datë zgjedhjesh as ka të drejtë ta anuloj atë as ka të drejtë të nxjerr një datë tjetër.

Në faqen 15 të këtij vendimi kolegji shprehet;
?Kolegji çmon të bazuar qëndrimin e KQZ-së ku shprehet në vendim se: ?dekretimi duhet bërë duke respektuar periudhën zgjedhore (neni 8)?, dhe se dekretimi duhet bërë jo më vonë se 9 muaj ... (neni 9)?. Presidenti i Republikës ka kompetencë të kufizuar në kohë, dhe tej kësaj kohe, ai nuk ka më asnjë kompetencë për të vepruar në këtë drejtim. Pra, as mund të ndryshojë dhe as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve. Të dyja këto parashikime të Kodit Zgjedhor nuk janë respektuar në nxjerrjen e dekretit të dytë, për rrjedhojë, janë momente që e bëjnë dekretin e dytë të Presidentit të Republikës të jetë në shkelje të hapur dhe në mënyrë flagrante me dispozitat ligjore në kuptim të nenit 108, paragrafi 2, germa ?a? të Kodit të Procedurave Administrative?.

Vetëm ligji mund ta lejojë që Presidenti të ndryshojë apo të shfuqizojë datën e zgjedhjeve, sikurse ka ndodhur në vitin 2007, kur Kuvendi u detyrua të ndryshojë Kodin Zgjedhor për të mundësuar këtë, sqaron kolegji në vendimin e tij. Më tej ata shtojnë se me veprimet që ka kryer presidenti për të anuluar datën e zgjedhjeve më 30 qershor ka marrë kompetencat e parlamentit. ?Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji Zgjedhor çmon se Presidenti i Republikës, nëpërmjet anulimit të datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019, në mungesë të kompetencës ligjore dhe tej afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, ka marrë kompetencat e një organi tjetër, konkretisht ka marrë kompetencat e Kuvendit të Shqipërisë?.

Në një tjetër argument kolegji thotë se me dekretin e anulimit presidenti i ka hequr të drejtën qytetarëve të zgjedhin. ?Gjithashtu, Kolegji Zgjedhor çmon se anulimi i datës së zgjedhjeve në mungesë të kompetencës ligjore dhe në shkelje të afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor bën që në fakt, shtetasve shqiptarë me të drejtë vote t?iu mohohet një e drejtë kushtetuese e parashikuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë: e drejta për të zgjedhur dhe për t?u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës?.

Një tjetër argument ligjorë i përdorur nga kolegji zgjedhor është edhe afati i të zgjedhurve vendorë ku sipas tij është 4 vjeçar, e për analogji sjellin rastin e kryeprokurorit ku në mbarim të mandatit ai zëvendësohet. ?Nëpërmjet anulimit të datës së zgjedhjeve bëhet edhe zgjatja e mandatit të organeve të qeverisjes vendore tej afatit ligjor, e një gjë e tillë është e papranueshme, pasi bie ndesh me nenin 1, pika 3 dhe nenin 2, pikat 1 e 2 të Kushtetutës. Për arritjen e këtij përfundimi Kolegji Zgjedhor...
Recommended