Derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, gjobë dhe ndjekje penale kompanisë së pastrimit në Rrogozhinë

  • 4 years ago
TIRANE-Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit deklaron se ka gjobitur dhe çuar për ndjekje penale një kompani në bashkisë Rrogozhinë, pasi përgjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar hedhje të mbetjeve urbane në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. IKMT thotë se për pastrimin e qytetit të Rrogozhinës është kontraktuar firma ?Viola-Green SHPK? dhe pikërisht ky subjekt, u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin, prandaj u gjobit 200 mijë lekë.

Recommended