Gjobë kompanisë së hidrokarbureve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një tjetër biznes i madh ne tregun e hidrokarbureve qe bënte evazion fiskal është gjobitur nga tatimet. Gjoba prej 350 mijë eurosh është vendosur për 2 depozita të pa deklaruara në Porto Romano me kapacitet mbajtës prej 233 mijë litrash benzinë që do të shitej në treg pa kupon tatimor. Ministrja e financave dhe drejtori i doganave të pranishëm në inspektim thanë se për rastet e përsëritura të shkeljes, gjoba do të pesëfishohet. Ndëshkimi i këtij biznesi është në kuadër të aksionit që po ndërmerret në të gjithë vendin për të goditur informalitetin ne sektorin e karburanteve. Ministrja Anila Denaj i bëri apel bizneseve të deklarojnë çdo produkt qe tregtojnë. Për ndërhyrjen e fundit te inspektoreve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ne rrjetet sociale shefi i qeverise është shprehur se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës.

Recommended