Top News - Shkumbin, hidhen mbetjet/ 2 milionë lekë gjobë për bashkinë

  • 4 years ago
Bashkia e Rrogozhinës është gjobitur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk ka zbatuar ligjin për mbetjet urbane. Por edhe Kompania e pastrimit që ka hedhur mbetjet në lumin Shkumbin është gjobitur.
Një njësi e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka kryer verifikime në shtratin e lumit Shkumbin në territorin e bashkisë së Rrogozhinës, ku është vërejtur një situatë të rënduar mjedisore, si pasojë e mbetjeve urbane të depozituara pa kriter.
Në kushtet kur Bashkia Rrogozhinë edhe pas njoftimeve dhe kërkesave për marrje masash nuk ka kryer veprime konkrete për pastrimin e territorit, Inspektoriati ka marrë masën e ndëshkimit me gjobë 2 milion lekë ndaj Bashkisë.
Pak javë më parë, përgjatë kontrolleve në territor u konstatuan hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin.
Për pastrimin e qytetit të Rrogozhinës ishte kontraktuar një kompani, që u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin. IKMT mori masë administrative ndaj Kompanisë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës.
IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të intensifikojnë inspektimet në terren, në çdo bashki apo njësi vendore, duke shoqëruar me masa të ashpra çdo shkelje të konstatuar.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkumbin#TopChannel

Recommended