Nderpriten punimet ne uren mbi lumin Shkumbin - (10 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ndërpriten punimet në urën më të madhe të Korridorit 8, në bypass-in e Peqinit. Ura do të jetë e gjatë 550 metra. Përfundimi i saj ishte planifikuar në vjeshtën e këtij viti, mirëpo ndërtimi i urës u ndërpre krejt papritur, pikërisht në kohën kur aty duhet të vlonte puna. Sipas përfaqësuesve të firmës turke Behase, të cilët operojnë në këtë pjesë të Korridorit të 8-të, punimet u ndërprenë pas një urdhri të lëshuar nga qendra.

Tani në verë për shkak të motit të thatë dhe prurjeve të pakta të lumit Shkumbin, ndërtimi i urës duhet të kishte përparuar shumë, por inxhinierët me sa duket nuk janë të sigurt me projektet e tyre. Kjo për shkak se gjatë dimrit Shkumbini sjell sasi të mëdha uji.

Ura mbi lumin Shkumbin në bypass-in e Peqinit, mendohet si pikë nevralgjike e Korridorit të 8-të, ndaj për të shmangur tragjeditë e së ardhmes, inxhinierët janë ulur për ta rishikuar edhe njëherë projektin. Sidoqoftë gjithçka rëndon mbi vetë firmën, por sidomos mbi shqiptarët, të cilët presin me padurim që të përfundojnë sa më shpejt punimet e korridorit aq të përfolur kohët e fundit./tvklan.al

Gazetar ? Fatos Salliu


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended