Kompania italiane mohon dyshimet e ngritura - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Del raporti i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Vlorës ku thuhet se për analizën radioaktive të mbetjeve, që u gjetën në tragetin Brindizi-Vlorë nuk rezultojnë me përberjë radioaktive të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Sipas Prokurorisë, matja është bërë me pajisjen e MINI RAD -D që përdoret nga Porti i Vlorës.Megjithatë mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore.Përfaqësuesit e kompanisë italiane që kanë në pronësi tragetin e linjës së Brindisit mohojnë dyshimet që janë ngritur. Po ju deklarojmë se nuk ka asnjë substancë të ndaluar, ne pak ditë më parë kemi marrë edhe certifikatën e radioaktivitetit, pra që vërteton se nuk ka asnjë ngarkesë radioaktive në bord , është licencë e shtetit shqiptar. Ne jemi të hapur për cdo lloj analize dhe kontrolli.Nga ana tjetër një grup të rinjsh kanë protestuar sot para portit të Vlorës. Ata i kërkuan SPAK-ut që të hetojë dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët nwse mbetjet janw tw rrezikshme. Pas zbulimit të rrjetit që dyshohet se kontrabandonin në Shqipëri lëndë të rrezikshme, policia e Vlorës arrestoi 6 persona të cilët mohuan akuzat për mbetjet toksike.

Recommended