Ardi Veliu 60 minuta në prokurori, mohon njohjen me Alizotin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për rreth një orë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dhënë sqarime këtë të martë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e video-përgjimit ?Babale 2?. Kreu i policisë është marrë në pyetje nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri. Veliu ka pohuar para prokurorëve se nuk e ka shoqëruar ai Fredi Alizotin, duke mohuar kështu akuzat e bëra prej këtij të fundit në videon e publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji.Fredi Alizoti, i cili dyshohet të jetë dhe personazhi që ka imituar zërin e vëllait të ministrit Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar nga demokratët, deklaronte në videon e dytë e publikuar nga deputeti i PD Ervin Salianji, se drejtori i Policisë Ardi Veliu e kishte shantazhuar për të pranuar versionin e mazhorancës në lidhje me çështjen ?Babale?.

Recommended