Ora News - Metodologjia e re e zgjerimit, Soreca: BE mund të pezullojë negociatat nëse ka hapa pas

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca ka dalë ditën e sotme një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij Soreca përmendi edhe metodologjinë e re të zgjerimit të BE. Kjo metodologji u prezantua javën e shkuar nga Komisioni Europian.

Soreca u shpreh i keqardhur për faktin samiti i Komisionit Europian në tetor nuk solli çeljen e negociatave. Ai tha se nëpërmjet metodologjisë së re të zgjerimit duhet të rikrijohet besimi mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Luigi Soreca: ??Të gjithë ne e dimë që samiti i Komisionit Europian në tetor nuk solli çeljen e negociatave. KE është përpjekur të kuptojë pse ka ndodhur kjo, të gjejë shkaqet dhe procesi të jete më i parashikueshëm. Nëpërmjet kësaj metodologjie ne duhet të rikrijojmë besimin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Me anën e metodologjisë së re, udhëheqesit e BE do keni 1 debat në vit per ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.''

Sipas Sorecës metodologjia e re do e bëje procesin më të parashikueshëm.

Luigi Soreca: ??Element tjetër i rëndësishëm është që BE do perfshijë me shumë shtetet anëtare me monitorimin e ecurisë dhe procesi do jetë më i parashikueshem. Ne do të shikojmë të gjitha detajet, kriterte dhe kushtet qe çdo aspirant duhet të permbushë. Procesi do jetë më dinamik, do krijohen kapituj të ndryshëm.''

Soreca gjithashtu deklaroi se BE mund të pezullojë negociatat nëse do të ketë hapa pas.

Luigi Soreca: ??Është bërë një thirrje që shetet anetarë ta kthejne pas procesit e negocimit ne rast se do kete hapa pas. Pra BE do mund te pezulloje negociatat nëse kjo do jetë e nevojshme.

Metodologjia e re i përmbush të gjitha kërkesat e të gjitha shteteve anëtare, sidomos atyre që ishin skeptike për çeljen e negociatave.??

I pyetur rreth paketës anti-KÇK, Soreca u shpreh se ky ligj tregon gatishmëri politike por zbatimi i tij është shumë i rëndësishëm.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/metodologjia-e-re-e-zgjerimit-soreca-be-mund-te-pezulloje-negociatat-nese-ka-hapa-pas

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended