Ora News - Prof. Krisafi: Edhe nëse bie ligji i luftës në Greqi, shqiptarët s'mund t'i marrin pronat
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë, tha në studion e "Arena" në Ora News, u shpreh se me rënien e ligjit të luftës në Greqi bien automatikisht edhe dekretet për sekuestrot preventive të pronave.

Krisafi: Po ra ligji i luftës bien automatikisht edhe dy dekrete që kanë të bëjnë me sekuestron preventive të pasurive të shqiptarëve. Në qoftë se nuk bëhet ndonjë lloj marifeti. Mund të hiqet ligji i luftës dhe mund të bëhet diçka tjetër. Ka disa akte që kanë dalë në shtetin grek për sa i përket regjistrimit në kadastra të pronave gjë që i ka bërë shqiptarët të humbasin afatet ligjore të regjistrimit të pronave të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prof-krisafi-edhe-nese-bie-ligji-i-luftes-ne-greqi-shqiptaret-smund-ti-marrin-pronat
Recommended