Blendi Gonxhe për Report Tv: Punonjësit e transportit do të marrin pagën e dytë të luftës
  • 4 years ago
Punonjësit e transportit publik do të marrin pagën e muajit qershor. Lajmi është konfirmuar për Report TV nga drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, i cili pohon se janë rreth 2.4 milionë euro që do të shkojnë për këta punonjës. Drejtori i Përgjithshëm i Transportit po ashtu thotë se nëse nuk respektohet protokolli, rrezikojmë të na shtohen rastet, dhe në këtë moment humbjet do të jenë të mëdha, pasi vendet e huaja nuk hapin kufijtë me ne. Janë rreth 85% e operatorëve të transportit ndërqytetës që i janë rikthyer aktivitetit, por po përballen me mungesë të ndjeshme pasagjerësh. Por nga ana tjetër qytetaret në Tiranë kaluan edhe një ditë tjetër pa transport urban, i cili sipas tyre është i domosdoshëm.
Recommended