Report TV - Vlorë/ 250 punëtore të fasonerisë në protestë: Duam pagën e luftës

  • 4 years ago
VLORË- Rreth 250 punonjës të një fasonerie të prodhimit të këpucëve në qytetin e Vlorë kanë dalë ditën e sotme në protestë ku kërkojnë pagën e luftës. Me maska, disa prej tyre dhe doreza, por pa ruajtur distancimin social, ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë përgjatë këtyre dy muajve.

Ata shprehen se nuk kanë përfituar as nga paga e luftës pasi figurojnë ende të pashkëputur nga sigurimet. Ndërkohë gjatë tre muajve kanë marr vetëm 1/3 E pagës,  pra 10 mijë lekë si pagesë mujore, por theksojnë se kjo është e pamjaftueshme për të mbajtur familjen.Punonjës e fasonerisë kërkojnë ndërhyrjen nga ana e shtetit pasi për to është e pamundur të mbijetojnë me 10 mijë lekë.

Recommended