Ora News - Nëse Meta nuk dekreton Lleshin, drejtimin e Ministrisë së Brendshme mund ta marrë Rama

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti, Ilir Meta, ka afat deri në mesnatën e së shtunës për të dekretuar ose jo emrin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Bredshme.

Kreu i Shtetit ka marrë të gjithë kohën e duhur për t?u njohur me figurën e ish- gjeneralit, pasi ka marrë informacione nga institucionet e kërkuara.

Por për juristen, Brizida Gjikondi, Shqipëria nuk e ka luksin të qëndrojë kaq gjatë pa një Ministër të Brendshëm.

Brizida Gjikondi: Shqipëria nuk ka luksin të jetë pa Ministër të Brendshëm jo vetëm si anëtar i NATO-s, jo vetëm në kuadër të reformës në drejtësi që ka ndërmarrë, por dhe në kuadër të arrestimeve dhe goditjeve që ka filluar të ndërmarrë kundrejt krimit të organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nese-meta-nuk-dekreton-lleshin-drejtimin-e-ministrise-se-brendshme-mund-ta-marre-rama

Recommended