Meta nuk dekreton Lleshin

  • 6 years ago
Presidenti Meta nuk dekreton Ministrin e ri të Brendshëm. Presidenca ka njoftuar zyrtarisht përmes një sqarimi të shkurtër, se kreu i shtetit nuk ka krijuar bindjen e plotë për kandidaturën e Sandër Lleshit, të propozuar nga Kryeministri Rama.

?Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t'i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm?.

Vetë Presidenti Meta la të kuptohet të premten në mbrëmje se Kushtetuta i jepte të drejtën që edhe të mos e dekretonte Ministrin e ri të Brendshëm.

"Në këtë drejtim, unë përgjegjshmëritë e mia do t?i ushtroj në mënyrë kurajoze dhe maksimale. Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale, aq më tepër për një detyrë të tillë, që në momentin aktual kërkon përgjegjshmëri...Presidenti nuk është një figurë që merret as me PPP-të dhe as me këto, por kur vjen momenti që të merret me çështje të tilla, siç kemi rastin e Italisë, ku Presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë, që e kishin propozuar për Ministër të Ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cënonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në Euro dhe tha që nuk e firmos".

Por a ia jep realisht këtë të drejtë Kushtetuta Presidentit? A mund ta refuzojë ai dekretimin e një ministri? Një precendent i ndjekur nga paraardhësi i tij, Bujar Nishani, që e ushtroi detyrën nën të njëjtën Kushtetutë, e rrëzon këtë variant. Në vitin 2017, Nishani tha se nuk do ta kishte dekretuar Fatmir Xhafajn si Ministër të Brendshëm, nëse Kushtetuta do t?ia kishte dhënë këtë të drejtë.

"Në vlerësimin tim, kandidatura e Ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht i cili përcakton Kushtetuta për të qenë ministër, është ai i plotësimit të kritereve për të qenë deputet. Në rast se Kushtetuta e vendit do t?ia njihte të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar propozimet e Kryeministrit, bazuar në arsyetime, unë do ta refuzoja kandidaturën e Ministrit të Brendshëm".

Kjo nuk është hera e parë që një përplasje e tillë ndodh mes shefave të ekzekutivit dhe kreut të shtetit, por mosdekretimi i një ministri ka ndodhur me Kushtetutën e vjetër, e cila u ndryshua në vitin 2008.

Gjatë qeverisjes së fundit të Fatos Nanos, Presidenti Meidani nuk dekretoi 3 ministra të ekzekutivit të asaj kohe, çka e detyroi Kryeministrin të qeveriste me zëvendësministra, në pamundësi për të emëruar të zgjedhurit e tij.

Por pikërisht duke patur parasysh këtë precedent, Kushtetuta u ndryshua dhe Presidentit të Republikës iu vendos një afat 7 ditor për të dekretuar propozimin e Kryeministrit. Neni 98 i Kushtetutës nuk lë vend për ekuivok, pasi nuk krijon asnjë hapësirë dhe nuk lë asnjë opsion, si në raste të tjera, për mosdekretim nga ana e Presidentit.

Tv Klan

Recommended