Ora News - E ardhmja e Shqipërisë në BE, Soreca: Vendi ka bërë hapa të rëndësishëm

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hendeku gjinor është ende i madh në Shqipëri ndaj duhen më shumë projekte dhe nisma që mundësojnë fuqizimin e grave duke synuar shanse të barabarta.

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i shoqëruar nga zv/ministrja e brendshme, Romina Kuko kanë zgjedhur Bashkinë e Patosit si një nga 10 bashkitë e vendit që drejtohen nga një grua për të dhënë mbështetjen e projekteve për gjithëpërfshirjen e grave.

Soreca u shpreh se rruga drejt integrimit të Shqipërisë drejt BE-së kalon edhe nëpërmjet bashkive ndaj duhet të hartohen plane më specifike për barazinë gjinore.

Luigi Soreca: "Kam pasur mundësi të punoj për liberalizimin e vizave për rajonin dhe për Shqipërinë. Nata e 15 dhjetor të 2015 nuk ka qenë e rëndësishme vetëm për Shqipërinë por edhe për mua. Por kjo i përket të kaluarës dhe ne duhet të shohim të ardhmen. Dhe e ardhmja është integrimi në Bashkimin Europian, është një proces i gjatë ku Shqipëria tashmë ka bërë një hap të rëndësishëm. Ne tani jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe detyra ime që kur kam ardhur këtu është të ndihmoj Shqipërinë të bëjë hapin tjetër."

Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj është shprehur se pushteti vendor ka ndërmarrë të gjitha nismat për të ndërtuar dhe hartuar projekte të cilat synojnë krijimin e shanseve të barabarta.

Në qytetin e Patosit u zhvillua një takim i hapur publik mbi rolin e gruas në procesin e Integrimit Europian me rastin e ditës ndërkombëtare për eleminimin e dhunës me mesazhin ?Më dëgjo dhe mua ?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/e-ardhmja-e-shqiperise-ne-be-soreca-vendi-ka-bere-hapa-te-rendesishem

Recommended