Tjetër lirim nga burgjet, gjykata liron të dënuarin me 20 vite burg

  • 4 years ago
Gjykata ka liruar të dënuarin me 20 vite burg, Ergys Kolaverin.


Gazetarja Anila Hoxha në një raportim të drejtpërdrejtë, në edicionin e lajmeve në Top Channel, shprehet se Kolaveri është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burgim, ndërkohë që gjykata kishte kërkuar 30 vite.

Gjykata e Apelit ka dhënë për Kolaverin, një i dënuar me 20 vite burg, që të mbahet në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.

Ergys Kolaveri, i cili ishte në gjykim për një vrasje të mbetur në tentativë për një atentat që bëri në burgun e Vaqarrit është dënuar nga Gjykata me 20 vite burg. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për vrasje të mbetur në tentativë.

I pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.

Plani për të marrë gjakun vëllait, nuk shkoi si duhet, pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideronte si hasmin e tij, por la të plagosur një të paraburgosur, shtetas i Kosovës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErgysKolaverin#Gjykata #TopChannel

Recommended