Pas investigimit të "Boom", Gjykata e Apelit liron nga burgu 68-vjeçarin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM i është rikthyer sërish çështjes së 68-vjeçarit, Sabri Haka nga Fushë-Kruja, i cili mbahej në burg me akuzën e trafikut të drogës.

Pas investigimit të BOOM, Gjykata e Apelit la të lirë të moshuarin invalid, duke e lënë me ?Detyrim Paraqitje?.

Avokati, Ilir Kurti apeloi vendimin e Gjykatës së Krujës e cila la në burg 45 ditë të moshuarin, ndërkohë që e kishte cilësuar si të ligjshem arrestimin në flagrance të 68-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte ndaluar në kushtet e flagrances, por në shtëpine e tij.

Gjykata e Apelit në Tirane rrëzoi vendimin e gjykatës së Krujës dhe e ka liruar nga burgu të moshuarin, duke e lënë me "Detyrim Paraqitje" çka do të thotë se mund të ndihmojë prokurorinë me informacion, nëse ka.

Avokati, Ilir Kurti: Gjykata e Apelit ka vendosur vlerësim të paligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës "detyrim paraqitje". Kjo ishte edhe në bazë të kërkesës tonë. Jo që kishim lidhje me elementët e veprës penale për të cilat kishte ngritur dyshimin prokuroria e Krujës, por për të ndihmuar prokurorinë për aq sa informacione Sabriu ka.

Djali i Sabriut: Më mirë vonë se kurrë, por drejtësia pak me vonesë, por doli. Ju falenderoj. Drejtësia është vështirë të gjendet këtu në Shqipëri. Ishte e padrejtë. Kur dicka e bën, do vuash pasojat, por kur dicka që nuk e bën dhe vuan pasojat kjo është e papranueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-investigimit-te-boom-gjykata-e-apelit-liron-nga-burgu-68-vjecarin

Recommended