Ora News - Mashtroi qytetarët me tollona, gjykata liron menaxherin e Gulf të arrestuar nga policia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës ka liruar në masën "arrest shtëpie" menaxherin e kompanisë Gulf, Albanao Aliko, i cili po hetohet për mashtrim me pasoja të rënda. Aliko u arrestua nga policia 3 ditë me parë por më pas u lirua nga gjykata e Tiranës. Sipas hetimeve, dëmi i shkaktuar qytetarëve dhe shtetit nga mashtrimi me tollonat e naftës kap vlerën e 5 milion eurove.

Menaxheri kryesor i kompanisë Gulf është prangosur nga policia dhe më pas është liruar në gjykatë pasi ka qenë në kërkim që nga muaji prill i këtij viti, me akuzën për mashtrim me pasoja të rënda.

Arrestimi i tij ka ndodhur të hënën por izolimi në paraburgim për biznesmenin Alikon ka zgjatur vetëm 48 orë.

Të mërkurën Gjykata e Tiranës nga "arrest me burg" ka ndryshuar masën e sigurisë, duke liruar 49 vjeçarin i cili është lënë lënë në masën në "arrest shtëpie".

Vendimi është dhënë nga gjyqtari, Arben Mickaj, i cili disa muaj parë me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e "arrestit me burg" në mungesë.

Skema mashtruese e ndërtuar nga drejtuesit e Gulf në Shqipëri, u shkaktoi një dëm të madh shumë personave por edhe vetë shtetit që kapte vlerën e afro 5 milion eurove.

Në prill, pikat e karburantit të kompanisë Gulf në Shqipëri u mbyllën befas në mes të natës dhe gjithë drejtuesit e saj u zhdukën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mashtroi-qytetaret-me-tollona-gjykata-liron-menaxherin-e-gulf-te-arrestuar-nga-policia

Recommended