Ora News - Shkodër, kontrollet e befasishme të policisë çojnë në pranga të dënuarin me 16 vite burg

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forca e Posaçme "Shqiponjat" dhe ato të Policisë së Shkodrës kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta.

Gjate kontrolleve, policia ka kapur dhe një person të shpallur në kërkim, i dënuar me 16 vite burg. Në pranga përfundoi Dedë Lufaj, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër. Ai u arrestua pranë fshatit të tij në një zonë të pyllëzuar.

48 vjeçari është dënuar më 18 shkurt 2016 nga Gjykata e Apelit në Shkodër me 16 vite burg për veprën penale ?Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë? e ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-kontrollet-e-befasishme-te-policise-cojne-ne-pranga-te-denuarin-me-16-vite-burg

Recommended