Elton Deda, CD "Rrugë Drejt" - (5 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Quhet ?Rrugë Drejt? dhe është albumi më i ri i këngëtarit Elton Deda. Mbledhur mes miqsh, ai ka prezantuar dje në mbrëmje 9 këngët e këtij albumi në shqip. Ndryshe nga herët e tjera ku këngëtarët tanë i rendisin nëpër kaseta krijimet e tyre, Deda ka zgjedhur CD.

Këngët i përkasin rrymës pop-rrok dhe vetëm njëra nga pjesët është e kënduar në anglisht, pikërisht kënga nga ka marrë titullin ky album.

Elton Deda:- ?Unë e kam titulluar ?Rrugë drejt? sepse normalisht se gjithë shqiptarët kanë një pikësynim, mirëpo atë pikësynim akoma nuk e shikojnë qartë. Por mendoj se shqiptari ka akoma shumë punë për të bërë dhe unë meqënëse jam shqiptar e konsideroj veten se kam edhe shumë rrugë drejt për të bërë, gjersa të arrij atë piksynimin tim?.

Teksti i gëngëve përshkohet nga një filozofi e thjeshtë, spikasin temat e së përditshmes, të mbijetesës së individit brenda mureve shqiptare. Në prezantimin e mbrëmshëm kanë marrë pjesë këngëtar dhe miq të Elton Dedës. Ky album është realizuar nga studio ?Jass Music?./tvklan.al
Recommended