Punëtorët e rrugës në bulevard - (4 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Këta janë 6 punëtorët e ndërrmarrjes së riparimit të rrugëve. Janë ndër personazhet më të njohura të kryeqytetit, spse kur bën kohë e mirë i sheh gjithnjë me çekiç, mistri në dorë e karrocë dore pranë. Në orën 10 të munduar edhe nga zagushia ata po pushonin pak pranë shatrivanit tek Akademia e Arteve. Sot atyre u kishin ardhur vetëm 600 pllaka për të shtruar. Këtë detyrë brigade prej 6 vetësh, duhet ta realizoj për 8 orë.

Me një llogaritje të përafërt me këtë ritëm pune bulevardi shtrohet për rreth 6 vjet dhe kjo nëse gjithë ditët e vitit janë me diell. Në këto kushte ka më tepër shance të përfundoj korridori 8. Gjithashtu brigadën prej 6 vetësh mund takemi para syve çdo ditë në boulevard derisa ata të dalin në pension./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti
Recommended