Nis rehabilitimi i Rruges se Dibres (13 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
22 milion lekë të reja janë vënë në dispozicion për rregullimin e Rrugës së Dibrës e cila që prej 20 vitesh nuk ka vënë dorë njeri mbi të. Ky fond është pjesë e fondit të përgjithshëm të bashkisë. Brenda 45 ditësh punimet në këtë segment rrugor duhet të mbarojnë. Qarkullimi i dendur i makinave është bërë paksa pengesë për ecurinë e punimeve.
Sot janë hapur kanalet anësore që shërbejnë për qarkullimin e ujit për të cilat po punohet edhe natën. Ndërsa kjo është rruga në hyrje të Spitalit Ushtarak në Laprakë. Para disa muajsh këtu u mbushën gropat me çakull nga ushtarët, por rregullimi nuk zgjati shumë.
Ministria e Punëve Publike me prokurorim të drejtpërdrejtë ka dhënë një fond prej 15.9 milion lekësh të reja për rregullimin total të këtij segmenti rrugor. Këtu kanë mbaruar ndërkohë punimet e të gjitha kanalizimeve dhe ka filluar pjesërisht shtrimi i rrugës./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended