Policia kontrolle në rrugë - (16 Prill 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dita e dielë jo për këdo është pushim, në këtë shtresë futen edhe uniformat blu. Këtu jemi diku në përiferi të Tiranës. Postblloqet e policisë së rendit dhe asaj rrugore kanë nisur punët e tyre që në orët e para të ditës. Dita e ngrohtë me diell dhe aq më shumë pushim, e diela i shtyn kryeqytetasit drejt Durrësit dhe fluksi më i madh i makinave është në këto rrugë.

Kontrolle për armë, për të dyshuar, për të shumkërkuar, por dhe kontrollet rrugore dyfishohen gjatë ditës së sotme. Në shërbim sot janë dhe forcat speciale që operojnë në dy turne. Sipas krerëve të policisë së Tiranës për 2500 efektivët e saj e diela nuk mund të quhet aspak pushim.

Shërbimi i policisë sidomos në segmente që lidhin Tiranën me Durrësin do të njoh edhe në vazhdim vetëm intensivitet duke qenë në gadishmëri dhe eficensë në shërbim të qytetarëve./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj
Recommended