Nje grua vritet ne protestat anti-qeveritare ne Iran

  • 4 years ago
Ky xhirim amator tregon se autoritetet iraniane po i shtypin me terror dhe dhunë protestat antiqeveritare të shpërthyera në fundjavë në Teheran. Një grua humbi jetën pasi u qëllua me armë nga militantë të armatosur, që dyshohet se janë të lidhur me qeverinë.

Prania e tyre mes turmave duket edhe në këto pamje. Të shtëna u dëgjuan natën e të dielës gjatë protestave në Teheran, çka krijoi panik dhe kaos mes protestuesve të mbledhur në sheshin simbol Azadi.

Policia tha se kishte përdorur vetëm plumba gome me qëllimin për të shpërndarë manifestuesit, por xhirimet amatore tregojnë të kundërtën. Përmes Twitter-it, presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje udhëheqësve iranianë të mos vrasin e burgosin protestuesit. Sipas tij, pak rëndësi ka nëse Irani pranon apo jo të hyjë në bisedime, por armë bërthamore nuk do të ketë.

Protestuesit iranianë akuzojnë qeverinë për veprime të papërgjegjshme, pas goditjes aksidentale të avionit ukrainas të pasagjerëve, të mërkurën e 8 Janarit, ku u vranë të 176 personat në bord.

Tv Klan

Recommended