Vritet me 3 plumba nje grua ne Tirane

  • 5 years ago
Mëngjesin e së enjtes, banorët e Kodër Sharrës janë tronditur nga një ngjarje e rëndë. 49-vjeçarja Lirie Xhepa është gjetur e pa jetë mes shkurreve, në një rrugë dytësore.

?49-vjeçarja Lirie Xhepa u gjet e vrarë nga banorët e zonës me 3 plumba pistolete. Pas kësaj banorët kanë njoftuar policinë që ka nisur punën për zbardhjen e çështjes, ndërsa ka dyshime se ngjarja mund të këtë ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare?.

49-vjeçarja ishte nëna e katër fëmijëve dhe banonte shumë pranë zonës ku u gjet e pajetë. Bashkëshorti i të ndjerës ishte ndarë nga jeta 10 vite më parë dhe ajo jetonte me dy prej fëmijëve.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka ngritur dyshime se autor mund të jetë kunati i së ndjerës, Dashamir Xhepa, personi që shihni në këtë foto, që tashmë është shpallur në kërkim. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima prej kohësh ka pasur mosmarrëveshje me vëllezërit e bashkëshortit, që dyshonin për një lidhje dashurie të 49-vjeçares.

?Aktualisht në banesën e viktimës nuk ndodhet asnjë person. Disa prej familjarëve janë shoqëruar në polici, ku po japin deklarime për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa disa të tjerë ndodhen në ambientet e morgut, ku pritet të tërheqin trupin e viktimës?.

Grupi hetimor ka mundur të sekuestrojë disa prova, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Tv Klan

Recommended